Policia ka njoftuar se tre serbë janë kapur me afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe dron, në Graçanicë, raporton Gazeta Enigma.
Të mërkurën vonë një njësi e Policisë së rajonit të Prishtinës ka ndaluar automjetin me targa të Serbisë dhe më pas i ka dërguar në stacion policor të dyshuarit.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim për veprën penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. “Në automjet ndodheshin tre persona të nacionalitetit serb: L.D. (23 vjeç), J.P. (23 vjeç) dhe D.D. (22 vjeç). Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje dron, që ndodhej brenda automjetit. Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, njoftoi Policia.