Vengu i siguron Jasharit: Kosovën do e bëjmë anëtare të plotë të sigurisë euroatlantike

Vengu i siguron Jasharit: Kosovën do e bëjmë anëtare të plotë të sigurisë euroatlantike

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Gjenerallejtënant Arben Kingji, pritën sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në një postim në Facebook, Vengu ka thënë se kanë folur për raportin e dy ushtrive.

“Bashkëpunimi strategjik dhe vëllazëror mes dy Forcave tona vijon të thellohet: nga trajnimi dhe arsimi ushtarak, te zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, pjesëmarrja në stërvitje dhe përpjekjet e përbashkëta në nismat rajonale”.

“Së bashku do të punojmë për ta bërë Kosovën pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike”, ka thënë Vengu.

Related Articles