Këta persona po kërkohen për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”

Këta persona po kërkohen për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”

Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave, fotografitë e të cilëve janë publikuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore, për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Rasti ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, dhe për hetimin e tij policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar.

Përmes një postimi në Facebook, policia fton qytetarët se kushdo që ka informacion, përmes njohjes së tipareve fizike apo vendndodhjes së tyre, të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti

Related Articles