Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas ka njoftuar se sot do të vizitojë Mitrovicën, zyret e misionit të EULEX-it atje.
Kështu ajo njoftoi përmes rrjeteve sociale.
“Duke filluar një ditë të re me vizitën në qendrën EULEX në Mitrovicë”, shkroi ajo.
Vizita e saj në veri të vendit vjen pas qëndrimit të enjten në Prishtinë ku u takua me liderë të partive politike.