Hamasi po kërkon ndryshime në propozimin e fundit të armëpushimit të SHBA-së për Gazën, tha një zyrtar i lartë i grupit për Associated Press të shtunën, por i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff e quajti përgjigjen e Hamasit “krejtësisht të papranueshme”.
Zyrtari i Hamasit, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së bisedimeve, tha se ndryshimet e propozuara përqendroheshin në “garancitë e SHBA-së, kohën e lirimit të pengjeve, shpërndarjen e ndihmës dhe tërheqjen e forcave izraelite”.
Një deklaratë e veçantë e Hamasit tha se propozimi synon një armëpushim të përhershëm, një tërheqje gjithëpërfshirëse izraelite nga Gaza dhe një rrjedhë të siguruar ndihmash.
Poashtu u tha se 10 pengje të gjallë dhe trupat e 18 të tjerëve do të liroheshin “në këmbim të një numri të rënë dakord të të burgosurve palestinezë”. Pesëdhjetë e tetë pengje mbeten dhe Izraeli beson se 35 janë të vdekur.