Tërmet në Turqi – Humb jetën një 14-vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia

Tërmet në Turqi – Humb jetën një 14-vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi gjatë natës pranë ishujve Dodekanezë, përgjatë kufirit të Turqisë në Mesdhe.

Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter është ndjerë fuqishëm edhe në Turqi, teksa banorët i ka zënë në gjumë, rreth orës 2 të mesnatës.

Ndërsa Greqia nuk raportoi lëndime në njerëz, në Turqi bilanci është tragjik.

Një 14 vjeçare, sipas mediave lokale ka humbur jetën si pasoje e një sulmi paniku gjatë tërmetit, ndërsa 69 persona kanë mbetur të plagosur, pasi janë hedhur nga lartësia për shkak të frikës.

Lëkundjet kanë qenë tepër të forta, me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe janë ndjerë kryesisht në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli dhe Manisa.

Related Articles