Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do vazhdojë edhe sot në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Forumi ka mbledhur mbi 150 folës nga më shumë se 45 vende të botës, të cilët do të marrin pjesë në më shumë se 30 panele diskutimi.
Nikoqirja e këtij eventi, Presidentja, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë kyçe të grave dhe fëmijëve në ndërtimin e paqes.
”Dhe ‘kurrë më’ do të bëhet më shumë se një moto, vetëm kur ‘kurrë më’ do të thotë të refuzosh armët si zgjidhje dhe të zgjedhësh dialogun… Sepse fëmijët tanë e meritojnë. Sepse të gjithë fëmijët në botë e meritojnë. Ata meritojnë të kenë një fëmijëri që jetohet, jo që u vidhet. Ata meritojnë të rriten, të ëndërrojnë dhe të lulëzojnë…Sepse nuk ka asgjë më të vlefshme sesa të luftosh për paqe. Sepse paqja është themeli i gjithçkaje për të cilën përpiqemi”, tha ajo gjatë hapjes së eventit. / Gazeta Enigma.