Duda Balje i reagon deputetes së VV-së: Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë

Duda Balje i reagon deputetes së VV-së: Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë

Deputetja Duda Balje i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hysenit, pasi kjo e fundit tha se “nuk e di se çfarë lënde mësimore do mund të ligjëronte Duda Balje”.

Balje më herët kishte thënë se VV i ka ofruar të emërohet profesoreshë në një nga universitetet e Shkupit.

“Dhe tani si, me të gjithë ata kolegë që nuk dinë (pothuajse asgjë) por që do të donin shumë ta dinin a duhet t’i shpjegoj një nga një apo duhet të kërkoj një takim të përbashkët me të gjithë?”, pyeti Balje në një postim në Facebook.

“P.S. Kjo duhet të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur sepse është kaq e rëndësishme për mua se çfarë mendojnë ata, sa nuk mund ta imagjinosh…Mos vet!!!!!”, u shpreh tutje deputetja.

“Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë. Arbëreshë Kryeziu Hyseni”, u shpreh në fund Balje. /Gazeta Enigma

Related Articles