Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në rrugën “Besa-Besë” në Fushë-Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Viktima është mashkull, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi emergjent.
Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.