Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi, shkak shpërthimi i murtajës së deleve

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi, shkak shpërthimi i murtajës së deleve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Qarku i Shkodrës dhe Kukësit, për shkak të shpërthimit të sëmundjes se murtajës se bagëtive të imta PPR (Peste des Petits Ruminants), e që njihet ndryshe si murtaja e deleve.

Në njoftim thuhet se autoritetet kufitare do të shtojnë masat e kontrollit në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Kosovës.

” Sëmundja infekton kryesisht ripërtypësit e vegjël si dhitë dhe delet. Sëmundja transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet e kafshëve të sëmura. Shenjat klinike të sëmundjes janë: temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik. AUV në bashkëpunim me autoritetet tjera, do të ndjek situatës me seriozitet dhe përveç masave paraprake preventive do të informojë fermerët dhe publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim të situatës”, thuhet në njoftimin e AUV.

Related Articles