Osmani: E nderuar që ndava medaljen presidenciale të meritave për Musa Piperkun

Osmani: E nderuar që ndava medaljen presidenciale të meritave për Musa Piperkun

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në koncertin “Kanga jonë” ka ndarë për Musa Piperkun, Medaljen Presidenciale të Meritave, post mortem.

Në një postim në Facebook, ajo ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë artistët dhe organizatorët që e bënë koncertin një natë të paharrueshme dhe përmbyllëm me dinjitet Forumin Ndërkombëtar WPS.

“Një mbrëmje e veçantë, kushtuar muzikës dhe kulturës sonë, në nderim të 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës, nën tingujt e këngëve të Musa Piperkut, artistit që me veprat e tij të paharrueshme pasuroi jetën tonë dhe dha një kontribut të pashlyeshëm për muzikën shqipe”.

“Pata nderin t’ia ndaj Medaljen Presidenciale të Meritave, post mortem, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm”, u shpreh Osmani.

Related Articles