Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se pas aksionit simbolik që mbajti të enjtën para Kuvendit, tani do të vazhdojë me protestë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka bërë të ditur se protesta fillon me 9 qershor nga ora 10:45, para Kuvendit.
”Të hënën, më 9 qershor 2025, në ora 10:45, vazhdoj me protestë para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qëndrimi im do të jetë i pandërprerë gjatë gjithë javës – ditën dhe natën (flej para Kuvendit) – deri të premten, pas përfundimit të seancës. Do të largohem vetëm për gjykime apo angazhime profesionale të pashmangshme, që lidhen me mbrojtjen ligjore të klientëve. Ky përjashtim nuk e zbeh protestën – përkundrazi, e bën më të qartë dallimin midis përmbushjes së përgjegjësive dhe mosveprimit institucional”, ka shkruar Koci.
Tutje ai ka theksuar se kërkesa e vetme është: Funksionalizimi i Kuvendit. Tutje, ai ka ftuar edhe mediat që ta përcjellin këtë protestë publike. /Gazeta Enigma/