Policia e Kosovës ka dalur me informacione zyrtare rreth vdekjes së të riut në autostradën “Arbën Xhaferi”, duke tëhën se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit, ani se dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit.
“Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si: “Hetim mbi vdekjen”.
Tutje policia tha se u njoftuan rreth orës 13:15 nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. /Gazeta Enigma