Kosova ndaloi përdorimin e simboleve serbe për Vidovdan, reagon Serbia

Kosova ndaloi përdorimin e simboleve serbe për Vidovdan, reagon Serbia

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, deklaroi sot se vendimi i marrë nga institucionet e Kosovës, që ndalon përdorimin e flamurit serb dhe simboleve shtetërore gjatë kremtimeve të festës së Vidovdanit, “përfaqëson vazhdimin e një politike të frikësimit sistematik dhe presionit institucional ndaj popullit serb, i cili vazhdon të jetojë” në Kosovë.

Dje u raportua për aktgjykimin e marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që thotë se nuk lejohet përdorimi i simboleve të shteteve të huaja gjatë festimit të Vidovdanit në Kosovë.

E Macut theksoi se ndalimi i këtyre simboleve “dëshmon për një realitet shqetësues, ku të drejtat e një komuniteti po shuhen sistematikisht në zemër të Evropës”.

Sipas tij, edhe pse Bashkimi Evropian i dënon hapat e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjithçka që ai bën, në të vërtetë, ka përkrahjen e plotë të vendeve perëndimore.

“Veprime të tilla nuk janë incidente të izoluara, por pjesë të një fushate të planifikuar për të fshirë identitetin serb nga” territori i Kosovës “çka është e papranueshme për Republikën e Serbisë”, u shpreh Macut.

Related Articles