Trumpi “kërcënon”: Irani duhet të bëjë marrëveshje para se të mos mbetet asgjë

Trumpi “kërcënon”: Irani duhet të bëjë marrëveshje para se të mos mbetet asgjë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, duke thënë se ai i kishte dhënë Iranit mundësi pas mundësie për të bërë një marrëveshje, por Teherani nuk arriti pakt.

“U thashë atyre se do të ishte shumë më keq se çfarëdo tjetër që ata e njohin, që e prisnin apo që u është thënë, se Shtetet e Bashkuara i prodhojnë pajisjet më të mira dhe më vdekjeprurëse ushtarake kudo në botë, bindshëm, dhe se Izraeli ka shumë prej tyre, me shumë më shumë që do të vijnë – dhe ata dinë si t’i përdorin ato” – shkroi presidenti amerikan në rrjetin “Truth Social”.

“Udhëheqës të caktuar të vijës së ashpër të Iranit folën me trimëri, por nuk e ditën se çfarë do të ndodhte. Ata të gjithë janë të vdekur tani dhe kjo vetëm do të bëhet më keq” – paralajmëroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.



Related Articles