Anulohet raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran

Anulohet raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran

Raundi i ardhshëm i negociatave bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit, i planifikuar të zhvillohej në Oman të dielën, është anuluar, tha ministri i Jashtëm i Omanit, raporton CNN.

“Bisedimet SHBA-Iran të planifikuara të mbahen në Muskat këtë të dielë tani nuk do të zhvillohen,” shkroi Badr Albusaidi në X. “Por diplomacia dhe dialogu mbeten e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme.”

Bisedimet do të ishin raundi i gjashtë në procesin që Omani ka ndërmjetësuar, por që u trazuan nga sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha më herët se bisedime të tilla ishin “të pajustifikuara” ndërsa sulmet e Izraelit vazhdonin, por nuk deklaroi se ato ishin anuluar.

Related Articles