Izraeli do të “godasë çdo objektiv” të regjimit të Iranit, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një fjalim video të shtunën, ndërsa tensionet mes dy armiqve të vjetër vazhdojnë të përshkallëzohen.
Netanyahu tha se në “të ardhmen shumë të afërt, do të shihni avionët izraelitë, Forcën Ajrore Izraelite, pilotët tanë trima, mbi qiellin e Teheranit.”
“Do të godasim çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të Ajatollahëve,” paralajmëroi ai.
Udhëheqësi izraelit tha se qëllimi i vendit të tij ishte të eliminonte “kërcënimin e dyfishtë” të Iranit ndaj Izraelit, duke iu referuar si kapaciteteve bërthamore të Teheranit, ashtu edhe arsenalit të raketave balistike.
Ai shtoi se Izraeli tashmë kishte “shkaktuar një goditje shumë të rëndë” ndaj objektit kryesor bërthamor të Iranit. “Ne goditëm objektin e pasurimit të uraniumit, i cili është thelbësor për prodhimin e bombave. Ne goditëm gjithashtu ekipin kryesor të shkencëtarëve që drejtojnë këto projekte. Dhe kjo padyshim do t’i pengojë ata, dhe është e mundur që t’i pengojë për shumë vite,” tha ai.
Kjo vjen pasi Netanyahu të premten vonë mbajti një fjalim të drejtpërdrejtë për popullin e Iranit, duke i nxitur ata të “ngrihen dhe të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre,” ndërsa paralajmëroi se sulme të tjera ishin në rrugë.