Dega e ambasadës amerikane në Tel Aviv pësoi “dëme të vogla” nga një sulm me raketa iraniane aty pranë, tha të hënën Mike Huckabee, ambasadori i SHBA-së në Izrael, transmeton Gazeta Enigma.
CCN shkruan se Huckabee tha se “valët e goditjes” nga shpërthimi aty pranë kishin shkaktuar disa dëme në ndërtesë, por tha se nuk kishte pasur të lënduar në personelin amerikan.
Ai tha gjithashtu se ambasada amerikane në Izrael do të mbetet e mbyllur të hënën sepse urdhri “strehim në vend” është ende në fuqi.