Në shënim të 26-vjetorit të Çlirimit të Pejës, sot u mbajt një ceremoni solemne nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri.
Ceremonia nisi me ngritjen e Flamurit Shtetëror nën tingujt e himnit të Republikës së Kosovës, nga Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, Idriz Atashi, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë ngjarje morën pjesë figura të larta vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë: Presidenten e Provincës së Kozencës znj. Rosaria Succurro, Kryetarin e Komunës së Niluferit z. Şadi Özdemir, Kryetarin e Komunës së Ulqinit z. Genci Nimanbegu, Kryetarin e Kuvendit të Komunës së Plavës z. Alen Balić, përfaqësuesin e Ambasadës së Shqipërisë z. Françesk Fusha, si dhe zyrtarë të lartë të Komunës së Pejës.
Në nderim të të rënëve për liri, pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje dhe vendosën kurora me lule në monumentin përkujtimor.