Tahiri: Trump dërgoi mesazh të qartë, të angazhohemi për Qeveri pa Kurtin

Tahiri: Trump dërgoi mesazh të qartë, të angazhohemi për Qeveri pa Kurtin

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar deklarimin e presidentit ameriakan, Donald Trump lidhur me dialogun Kosovë-Serbim raporton Gazeta Enigma.

Ai ka theksuar se Trump “ka dërguar mesazh të qartë që Kosova të angazhohet maksimalisht për një qeveri të re”.

”Kosova duhet që sa më shpejt të sigurohet që të ketë një qeveri të re dhe të mos vazhdojë më tutje Kurti. Kurti ka një rekord të dëmshëm në raport me administratën e parë të Trump”, theksoi Tahiri.

”Nëse deri sot kemi pasur dyshime në atë se a duhet të vazhdojë apo jo, pavarësisht që ka dalë si parti në zgjedhje, paralajmërimi i Trumpit na dërgon një mesazh të qartë se duhet të angazhohemi maksimalisht të gjitha partitë tjera që kemi qenë në opozitë, vendit t’i japim një qeveri të re pa përfshirjen e Albin Kurtit dhe të VV-së”.

Related Articles