Kreu i Qeverisë në detyrë Albin Kurti, ka folur sot për dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit, teksa i ka akuzuar sërish opozitën për bllokadë, raporton Gazeta Enigma.
Ai madje i quajti ata “nomadikë”.
“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia është Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.