Izraeli tash e ka synim eliminimin e liderit suprem të Iranit

Izraeli tash e ka synim eliminimin e liderit suprem të Iranit

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se tani qëllimi kryesore i luftës me Iranin është vrasja e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Komentet e tij vijnë pas sulmit të Iranit në Beersheba, i cili dëmtoi Qendrën Mjekësore Soroka.

“Një njeri si Khamei gjithmonë ka synuar shkatërrimin e Izraelit përmes agjentëve të tij. Ky njeri, i cili është i gatshëm të na sulmojë, nuk duhet të mbetet gjallë. Kjo çështje, çështja e ndalimit të këtij njeriu, eliminimi i tij, është pjesë e fushatës, dhe tani e kuptojmë rolin e tij sepse më parë, ai fliste për shkatërrimin e Izraelit”.

Izraeli ka përmendur mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran si pjesë të qëllimeve të tij të luftës që kur filloi sulmin e tij javën e kaluar.

Pasi Izraeli nisi sulmet e tij ndaj Iranit të premten, Netanyahu iu drejtua iranianëve në një video në anglisht, duke thënë se shpresonte që operacioni ushtarak do të “hapte rrugën për ju për të arritur lirinë tuaj”.

Të martën, Trump, duke iu referuar Khameneit, tha në një postim në rrjetet sociale: “Nuk do ta vrasim!”, të paktën jo për momentin… Durimi ynë po mbaron”.

Related Articles