Rusia paralajmëron katastrofë si në Çernobil, nëse Izraeli sulmon centralin bërthamor të Iranit

Rusia paralajmëron katastrofë si në Çernobil, nëse Izraeli sulmon centralin bërthamor të Iranit

Një sulm izraelit ndaj centralit të vetëm bërthamor operativ të Iranit në Bushehr do të shkaktonte një katastrofë në shkallën e Çernobilit, paralajmëroi të enjten kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Rusisë.

“Nëse kryhet një sulm… do të jetë një katastrofë e krahasueshme me Çernobilin”, tha drejtori ekzekutiv i Rosatom, Alexey Likhachev.

Bushehri ndodhet në bregdetin e Gjirit Persik dhe është i vetmi central bërthamor operativ i Iranit. Rusia ndihmoi Iranin të ndërtonte centralin dhe disa nga stafi i tij janë rusë.

Shumë shtete arabe të Gjirit dhe ekspertë bërthamorë kanë qenë të shqetësuar për ndotjen mjedisore që mund të përhapet në të gjithë Gjirin Persik, nëse centrali do të ishte në shënjestër. /Gazeta Enigma

Related Articles