Është liruar personi i cili u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës, për prishje të qetësisë.
Dyshohet se qytetari ka përdorur sjellje agresive si shenjë pakënaqësie ndaj situatës në Kuvend.
Për të neutralizuar situatën, kanë ndërhyrë autoritetet policore.
Ndaj të dyshuarit u shqiptua një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Personi në fjalë pas intervistimit është liruar. Ndaj tij me Rekomandim të Prokurorit të rastit është shqiptuar një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.