I lidhur me pranga në këmbë dhe duar, Naim Murseli dërgohet në QKUK

I lidhur me pranga në këmbë dhe duar, Naim Murseli dërgohet në QKUK

Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar në QKUK.

Nën masa të rrepta sigurie, ai është parë në klinikën e Neurologjisë në QKUK.

Muresli shihet i prangosur në këmbë dhe duar.

Në seancën e 4 qershorit, avokatja e Naim Murselit ka kërkuar që klienti i saj të dërgohet në QKUK për një ekzaminim psikiatrik.

Kjo kërkesë është aprovuar nga gjykata.

Related Articles