Papa Leoni tha të dielën se bashkësia ndërkombëtare duhet të përpiqet të shmangë luftën që rrezikon të hapë një “humnerë të pariparueshme” dhe se diplomacia duhet të zëvendësojë konfliktin.
“Çdo anëtar i bashkësisë ndërkombëtare ka një përgjegjësi morale: të ndalojë tragjedinë e luftës përpara se ajo të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme”, tha Papa Leo gjatë lutjes së tij javore me pelegrinët, raporton Reuters.
Kjo deklaratë erdhi pasi forcat amerikane goditën tre vendet kryesore bërthamore të Iranit gjatë natës, duke u bashkuar me një sulm izraelit në një përshkallëzim të ri të madh të konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa Teherani u zotua të mbrohej.