Vëllai i Festim Isufi: Kam informata se një person i tretë është i përfshirë në këtë rast

Vëllai i Festim Isufi: Kam informata se një person i tretë është i përfshirë në këtë rast

Ka kaluar më shumë se një muaj prej vdekjes së dizajnerit Festim Isufi, e familjarët e tij ende nuk kanë marrë nje raport përfundimtar në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij, raporton Gazeta “Enigma”.

Vëllai i tij, Lulzim Isufi, në një deklaratë për media ka thënë se ka dyshime se në rastin e Festimit është i përfshirë një personi të tretë.

“Akoma nuk e kemi marrë raportin e autopsisë. Nuk ka asgjë të sigurt, nuk kemi marrë asgjë”, deklaroi Lulzimi, duke nënvizuar se familja vazhdon të qëndrojë në pritje të rezultateve zyrtare nga organet hetimore”, tha ai.

Tutje Isufi ka shtuar se pavarësisht mungesës së konfirmimeve zyrtare, ka informacione që i japin arsye të besojë në një skenar më kompleks se sa ato që janë raportuar.

“Sipas informatave që kam vetë unë personalisht, pa prokurori, pa asgjë, me sa e di unë, këtu është i përfshirë një i tretë. Ama pa qenë 100 për qind i sigurt, nuk mund të them më shumë”, u shpreh ai në “Kosova Today”.

Lulzimi tutje ka theksuar se “besoj që edhe prokuroria e di që ka edhe të tjerë të përfshirë. Ne nuk i përzihemi prokurorisë çka bën, por me sa kam informacion, është edhe një i tretë i përfshirë. Kam thënë që po dyshoj, mirëpo tani në bazë të informacioneve që kam, po besoj që kjo është e sigurt”.

Festim Isufi u gjet i pajetë më 9 maj 2025 në banesën e tij në Prishtinë, dhe që nga ajo kohë, lajmi tronditi opinionin publik dhe komunitetin artistik në Kosovë e më gjerë. Deklaratat e vëllait të tij kanë risjellë vëmendjen ndaj këtij rasti, duke rritur presionin publik për zbardhjen e plotë të çështjes.

Opinioni tashmë pret me vëmendje çdo zhvillim të ri nga prokuroria, ndërsa familja e të ndjerit vazhdon të kërkojë të vërtetën për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Related Articles