Rutte ndan detaje pas takimin me Edi Ramën

Rutte ndan detaje pas takimin me Edi Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës.

Takimi është fokusuar kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen për Ukrainën dhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen.

Mark Rutte ka theksuar se diskutimi me Ramën ka përfshirë rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën dhe përpjekjet për forcimin e NATO-s.

“Mirë që u takova përsëri me mikun tim të dashur Edi Rama. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen tonë të vazhdueshme për #Ukrainën dhe rëndësinë e rritjes së shpenzimeve tona të mbrojtjes për ta mbajtur #NATO-n të fortë,” ka thënë Rutte.

Related Articles