Këtë të enjte një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Broboniq. Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, deklaroi Zahiti. /Gazeta Enigma/