Për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike, qytetarëve të Prishtinës u është bërë thirrje që të kenë kujdes.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës u ka bërë thirrje për kujdes qytetarëve dhe që të evitojnë qëndrimin pranë pemëve, objekteve e strukturave jostabile.
“Ju lutemi të tregoni kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura. Sipas parashikimeve meteorologjike, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, përfshirë erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona. Këto kushte mund të paraqesin rrezik për sigurinë tuaj. Këshillojmë të evitoni qëndrimin pranë pemëve, objekteve dhe strukturave jostabile që mund të rrezikojnë sigurinë tuaj”, thuhet në njoftim.
Erëra të forta janë duke ndodhur edhe në Gjilan. / Gazeta Enigma.