Ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me partitë politike për të diskutuar mbi konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Lideri i Vetëvendosjes është deklaruar para fillimit të takimit me krerët e partive politike.
I njëjti para mediave tha se së pari duhet të ‘’ shohim se kush po vjen’’, se si po ecën.
‘’Së pari ta shohim se kush po vjen, si pop ecën, e mandej shpresoj se do të kemi se çfarë të them”, ka thënë ai.
Ky takim vjen pas 38 seancave të dështuara për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Sipas njoftimit, kërkesa për këtë takim u bë pas obligimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar partitë politike që brenda një afati 30 ditor të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.