Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë 39-të, raporton Gazeta Enigma.
Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë nis nga ora 11.
Vazhdimi i radhës vjen pas takimit të së shtunës të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshjeje të mundshme për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun kryetare e Kuvendit.