Në gjendje të rëndë edhe dy të miturit e tjerë nga vetaksidenti në Pejë

Në gjendje të rëndë edhe dy të miturit e tjerë nga vetaksidenti në Pejë



Në fshatin Treboviq të Pejës një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme, nga ku vdiq një i mitur, 15 vjeçaqar, raporton Gazeta Enigma.

Ndërkohë edhe dy personat e tjerë që ishin në veturë me viktimin lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK.

Drejtori Emergjencës Naser Syla, deklaroi për Gazetën Enigma se gjendja e tyre është e rëndë.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë. Të dy janë të varur nga aparaturat. Mjekimi i tyre do të vazhdojë në Intensivë”, theksoi ai për Gazetën Enigma.

Ndërkaq, sipas policisë deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit. / Gazeta Enigma.

Related Articles