Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Sipas vendimit të KQZ-së, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave do të shtypen 1,800,000 fletëvotime, ndërkaq për raundin e dytë, planifikohen të shtypen 1,250,000 sosh.
Po sipas vendimit të këtij komisioni, në zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen 1,800,000 fletëvotime.
“Bazuar në të dhënat e raportit të Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit është: 2,075,868 votues”, thonë nga KQZ