Shtetasi i Azerbejxhanit ofroi 20 euro për ta kaluar kufirin – Policia e arreston

Shtetasi i Azerbejxhanit ofroi 20 euro për ta kaluar kufirin – Policia e arreston


Policia ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Azerbajxhanit në pikëkalimin në Merdar me dyshimin për dhënie ryshfeti, raporton Gazeta Enigma.

Ai i ka ofruar policit 20 euro për ta kaluar kufirin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Azerbajxhanit, pasi që i njëjti i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor për ti mundësuar kalimin e kufirit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. / Gazeta Enigma.

Related Articles