Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim edhe kryetaren e partisë Socijaldemokratska Unija, Duda Balje, raporton Gazeta Enigma.
Sot është dita e dytë që Osmani po vazhdon takimet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.