Liverpooli “i shkatërruar” nga vdekja e Diogo Jotas

Liverpooli “i shkatërruar” nga vdekja e Diogo Jotas

Liverpooli ka lëshuar një deklaratë pas vdekjes tragjike të lojtarit të tyre, 28-vjeçarit Diogo Jota, duke thënë se klubi është “i shkatërruar” nga ky rast.

“Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre”.

“Liverpool FC nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballojnë një humbje të paimagjinueshme”.

“Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, thuhet në komunikatë.

Related Articles