Bota e futbollit është shokuar sot nga vdekja e lojtarit 28-vjeçar të Liverpoolit, Diogo Jota si dhe vëllait të tij Andre, pasi të dy u aksidentuan përderisa ishin në veturë.
Ata ishin në një veturë Lamborghini, teksa një rrotë doli nga vendi përderisa po bënin tejkalim të veture tjetër, çka shkaktoi vetaksidentin dhe vetura mori flakë.
Kanë dalë edhe fotografi nga vendi, ku vetura pothuajse është shtypur tërësisht.