Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka rekomanduar që institucionet publike dhe ato private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 03 deri më 10 korrik.
Si pjesë e këtyre masave, rekomandohet që të punohet nga shtëpia ose puna të fillojë herët në mëngjes.
Gjithashtu, kërkohet që gratë shtatzëna të lirohet nga puna ose të punojnë nga shtëpia.
“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”.
MSH-ja ka ftuar të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme.