Arrestohen dy persona në Gjilan për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim besimi

Arrestohen dy persona në Gjilan për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim besimi

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka arrestuar më 3 korrik 2025 dy të dyshuarit E.M. (1996) dhe B.H. (1990), të cilët dyshohen për vepra penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Keqpërdorim i besimit’.

Gjatë periudhës së hetimit, ata dyshohet se kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe kanë kryer tërheqje të paautorizuara nga banka ndaj një shtetasi të huaj.

Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal.

Related Articles