Policia e Kosovës organizoi një pritje në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa për të përkujtuar 26-vjetorin e Çlirimit të vendit.
Në këtë aktivitet morën pjesë figura të rëndësishme nga Iowa, përfshirë Sekretarin e Shtetit Paul Pate, Major Gjeneralin Stephen Osborn, kryetaren e bashkisë së Johnston, Paula Dierenfeld, si dhe veteranë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Kosovës dhe komunitetit në Iowa
“Ky është një moment i veçantë për të forcuar lidhjet tona dhe për të kujtuar sakrificat e bëra për lirinë e Kosovës,” u shpreh Kolonel Hoxha.