Kusari-Lila: Jemi pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës

Kusari-Lila: Jemi pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me presidenten Vjosa Osmani për temën e konstituimit të Kuvendit janë pajtuar që “të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata”.

Mimoza Kusari-Lila beson se me “bashkëpunim dhe përgjegjësi do ta gjejmë rrugën për të dalë nga kjo situatë”.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën në Kuvend, sot në cilësinë e Kryetares së Alternativës, pata kënaqësinë të takoj Presidenten e vendit, znj. Vjosa Osmani-Sadriu.

Biseduam hapur për zhvillimet e fundit dhe mundësitë konkrete për konstituimin e Kuvendit, duke u bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Të vetëdijshme se të gjithë deputetët kemi një obligim kushtetues për ta mundësuar funksionimin e institucioneve, u pajtuam që të angazhohemi me vullnet të mirë për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të ecur përpara brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata.

Besoj se me bashkëpunim dhe përgjegjësi do ta gjejmë rrugën për të dalë nga kjo situatë.

Related Articles