“Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik”

“Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik”

Analisti Azren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po teston limitet e popullit të Kosovës, siç thotë ai, për të parë sa janë gati për të kaluar nga demokracia në monarki.

Lidhur me këtë, Shala thotë se tani është koha që ish-opozita të radikalizojë veprimet e pozitës.

“Rebelizmi është ndryshe, mendoj që është koha që ish-partitë opozitare, se nuk po e dimë a janë në opozitë në të ardhmen, me i radikalizu veprimet. Ne e kemi një njeri që praktikisht e ka marr peng Republikën. Në emisionin e fundit që ishim, sot një javë jo më larg, paralajmërimi i Hekuran Muratit që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim në favorin tonë, unë e thash se është sfidë, është luftë e re. Nuk jemi duke folur më për krizën në Kuvend, jemi duke folur për një luftë speciale që Albin Kurti po e dizajnon, po e shtron për me e përmbys regjimin demokratik, me e kthy në regjim monarkik. Kuvendin e mban dhunshëm përmes një marionete që e ka emrin Avni Dehari,ndërkohë sistemin gjyqësor nuk e njeh fare, asnjë vendim të Gjykatës nuk e respekton, asnjë ftese të Prokurorisë nuk i përgjigjet, dhe në popull kjo ka një perceptim, këtu po bojka edhe pa gjykata e pa Kuvend, mjafton Kurti me qeverisë. Ky është duke testuar limitet e kësaj shoqërie se sa është gati për të kaluar nga demokracia në monarki”, tha Shala.

Related Articles