Deputeti i LDK-së: VV është e interesuar për marrëveshje ‘tinzare’

Deputeti i LDK-së: VV është e interesuar për marrëveshje ‘tinzare’

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, tha se Vetëvendosje është e interesuar për “marrëveshje të natës e tinzare”, teksa foli për kërkesën e tyre për votim të fshehtë në Kuvend.

Ai tha që qëllimi i VV-së është që me votim të fshehtë t’i marrë katër votat e “premtuara të Listës Serbe”.

”Mbi 40 herë duke tentu me arritë marrëveshje të fshehta. Thonë që po dojmë votim të fshehtë se po ju bëhet trysni deputetëve. Qysh është votimi i fshehtë më liberal sesa votimi i hapur?. Këta janë të interesuar për marrëveshje tinzare”, tha Guri në Pressing,

“Qëllimi i tyre është që me shku në kutinë e votimit, edhe mi marrë 4 votat që i kanë të premtuara prej Listës Serbe, me votim të fshehtë nuk dihet kush po voton pro e kush kundër e pastaj me dalë Dejona a Manxhuka e me thanë ka gjasa edhe Paris Guri e ka votu Albulena Haxhiun”, tha Guri në Pressing.

Related Articles