3-vjeçari Siar nga Gjilani ka nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit 

3-vjeçari Siar nga Gjilani ka nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit 

Familja e vogëlushit Siar Neziri, 3 vjeç, nga Velekinca e Gjilanit, ka bërë apel për ndihmë, pasi ai është diagnostikuar me Sindromën Hemolitike Uremike (HUS) dhe ndodhet në gjendje kritike në QKUK.

Për ta shpëtuar, mjekët kanë rekomanduar trajtim urgjent jashtë vendit, i cili kushton 100 mijë euro. 

Familja ka bërë thirrje për ndihmë financiare nga të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë.

Njoftimi i plotë: 

Të dashur miq,

Na falni që ju drejtohemi në këtë mënyrë, por jemi në një garë me kohën për të shpëtuar jetën e djalit tonë të vogël, Siar Neziri, vetëm 3 vjeç, nga fshati Velekincë, Gjilan.

Siari është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe të rrallë – Sindromën Hemolitike Uremike (HUS) – që po i rrezikon jetën në çdo moment. Gjendja e tij është kritike dhe çdo minutë vlen!

Aktualisht ai ndodhet në QKUK – Prishtinë, por shpresa e vetme për shpëtimin e tij është një trajtim i menjëhershëm jashtë vendit! Mjekët na kanë bërë të qartë: duhet të niset urgjentisht.

Kostoja e trajtimit është 100,000 € – një shumë që si familje nuk kemi mundësi ta përballojmë vetë

Na nevojitet ndihma juaj urgjentisht!

Lutemi për një mrekulli – dhe besojmë te zemrat tuaja të mëdha!

Çdo ndihmë, çdo shpërndarje, çdo lutje është jetike!

MUNDËSITË PËR TË NDIHMUAR SIARIN:

Për transfer brenda Kosovës:

Emri i përfituesit: Ramize Dragobuzhda

Numri i llogarisë: 1501001022486923

Banka: Raiffeisen Bank Kosovo, Prishtinë

Për transfer nga jashtë Kosovës:

Emri i përfituesit: Ramize Dragobuzhda

IBAN: XK051501001022486923

SWIFT CODE: RBKOXKPR

Banka: Raiffeisen Bank Kosovo, Prishtinë

Western Union, Moneygram, Ria

Emri i përfituesit: Skender Neziri

Adresa: Kosovë, Gjilan

Numri kontaktues: 044 715 526 – Prindi i Siarit

Zoti ju shpërbleftë për çdo ndihmë, për çdo zemër që rreh bashkë me tonën në këtë luftë për jetën.

Bashkë ta shpëtojmë Siarin!

Related Articles