Qalaj: Nëse nuk konstituohet Kuvendi, pasojat më të mëdha i bartin qytetarët

Qalaj: Nëse nuk konstituohet Kuvendi, pasojat më të mëdha i bartin qytetarët

Deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj pak para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se nëse ky institucion nuk funksionalizohet, pasojat më të mëdha do t’i kenë qytetarët,

“Mendoj se nuk ka dhënë sqarime se cilat janë pasojat juridike, por mendoj se pasoja më e madhe është për qytetarët e Kosovës, përtej atyre juridike, për shkak se Kosova është duke u dëmtuar mjaft shumë, e dini, Kosova është në prag të humbjeve te fondeve që i merr nga BE-ja”, tha Qalaj.

Tutje ai tha se nuk ka vullnet politik për të kaluar ngërçin dhe bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Related Articles