Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoni të Veriut sot gjatë ditës ka raportuar për shpërthimin e zjarrit në një pjesë të rrugës që të shpie për pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nga Bllaca për në pikën kufitare.
Në njoftimin e lëshuar para disa orëve thuhet se në aksion për të ndalë flakët morën edhe një helicopter.
“Helikopteri aktualisht është aktiv në terren dhe merr pjesë në shuarjen e zjarrit të madh që shpërtheu mbi rrugën kryesore Shkup – Pikë Kalimi Kufitar Bllacë”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave.
Sipas një videoje të publikuar, zjarri në këtë zonë shihet se është duke vazhduar edhe në orët e vona sonte.