Trump i vendos Serbisë tarifa prej 35 përqind, e paralajmëron Vuçiqin  

Trump i vendos Serbisë tarifa prej 35 përqind, e paralajmëron Vuçiqin  

Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi tarifa prej 35 përqind për importet nga Serbia, ndërkohë që paralajmëroi presidentin serb Aleksandër Vuçiq, se tarifat do të rriteshin nëse Beogradi vendoste të hakmerrej duke futur tarifa shtesë për importet nga SHBA-të.

Këto janë tarifa reciproke të vonuara që u njoftuan në prill. Tarifat e reja për Serbinë, si dhe për një numër vendesh të tjera, do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Trump informoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në një letër se SHBA-të do të vendosin tarifa shtesë prej 35 përqind për importet e mallrave nga Serbia nga 1 gushti.

Presidenti i SHBA-së tha se ishte “shumë i nderuar që dërgoi një letër që tregon angazhimin ndaj marrëdhënieve tregtare SHBA-Serbi dhe faktin se SHBA-të kanë rënë dakord të vazhdojnë të punojnë me Serbinë, pavarësisht deficitit të konsiderueshëm tregtar midis dy vendeve”.

Ai tha se nuk do të kishte tarifa nëse Serbia ose kompanitë serbe vendosnin të prodhonin në SHBA.

Në fillim të prillit, kur Trump e ngriti për herë të parë këtë çështje, tarifat për importet nga Serbia ishin 37 përqind, por mbrëmë u njoftua se ato do të vazhdonin të ishin 35 përqind.

Related Articles