Pas dorëheqjes së Argjend Gashit, komandant i ri i Policisë në Lipjan emërohet Brahim Shatrolli

Pas dorëheqjes së Argjend Gashit, komandant i ri i Policisë në Lipjan emërohet Brahim Shatrolli

Komandanti i Trafikut Rajonal në Ferizaj, Brahim Shatrolli, është caktuar si komandant i ri i Stacionit Policor në Lipjan.

Kjo pasi komandanti i deritanishëm, Argjend Gashi, ka ofruar dorëheqjen e tij pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, në duart e policisë.

Pesë zyrtarë policorë, Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj, u suspenduan dhe u dërguan në paraburgim për ‘vrasje nga pakujdesia’ në rastin e të riut që dyshohet se vdiq në duart e Policisë.

Sipas nenit 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim.

Related Articles