Familja e Liridona Ademajt reagon pas raportit psikiatrik të Murselit

Familja e Liridona Ademajt reagon pas raportit psikiatrik të Murselit

Familja e Liridona Ademajt ka reaguar pas publikimit të raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, raporton Gazeta Enigma.

Raporti konfirmoi se i akuzuari Naim Murseli është mendërisht i shëndoshë dhe i përgjegjshëm për veprën.

Vëllai i Liridonës Leonard Ademaj, tha se mirëpret përfundimet e raportit dhe shpreson që procesi gjyqësor të vazhdojë me vendosmëri dhe profesionalizëm.

“Ne si familje e mirëpresim raportin e Forenzikës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridonës tonë dhe shpresojmë që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani. Ne duam drejtësi të shpejtë, profesionale, pa gabime dhe vendosshmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite”, thuhet në postim e tij. / Gazeta Enigma.

Related Articles